×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: I drejtë shqetësimi i Konjufcës për ish-krerët e UÇK-së, të adresohet edhe nga ministrja e Drejtësisë

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 18:07

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar shqetësimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca pas vizitës së tij te ish-krerët e UÇK-së, i cili, duke komentuar veprimet e Gjykatës Speciale tha se kjo ka qenë “gjykatë e zorit”.

    Krasniqi tha se shqetësimi që e ka shprehur kryetari i Kuvendit është shqetësim i drejtë.

    “Kuvendi i Kosovës e ka themeluar Gjykatën Speciale e cila është votuar për diçka tjetër dhe tash po na del për diçka më ndryshe, sepse burimi i asaj ka qenë raporti i Dick Martyt, e sot ky raport nuk është në asnjë pikë të aktakuzës. Shqetësimet për të drejtat e njeriut janë evidente dhe unë besoj që duhet të adresohen edhe nga Ministrja e Drejtësisë edhe nga Kuvendi i Kosovës”, tha kryetari i PDK-së para mediave, gjatë vizitës në Viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!