×
  • Lajme
  • Botë

    A është i sëmurë rëndë Putini? Deklarohet Kremlini: Këtë fundjavë luajti hokej

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 18:36

    Vladimir Putin “po luante hokej” në fundjavë. Ky është sqarimi i dhënë nga Kremlini në përgjigje të pretendimeve të radhës se lideri rus mund të vuajë nga ndonjë sëmundje e rendë dhe se ky fakt po mbahet i fshehtë.

    Zëdhënësi i tij Dmitry Peskov tha të hënën për NBC News: “Mund t’ju them një gjë që dje, e di, gjatë pasdites ai ishte duke luajtur hokej. Bëhet fjalë për ditën e djeshme, ai po luante hokej dhe pastaj mendoni vetë për shëndetin e tij.“

    Prej kohësh tashmë, sidomos që pas nisjes së luftës në Ukrainë, të shumta janë zërat që sugjerojnë se Vladimir Putin mund të vuajë nga ndonjë sëmundje e rëndë.

    Dyshimet kanë lindur nga sjellje deri diku të pazakonta të presidentit rus. Megjithatë, Peskov i ka quajtur qesharake thashethemet për shëndetin e presidentit dhe disa herë i ke hedhur poshtë.

    Zëdhënësi i Putinit, për të mbështetur akoma më tej “versionin e tij”, solli në vëmendje Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg ku Putin foli tre orë e gjysmë, përpara se të merrte pjesë në një panel diskutimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!