Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar që ta arsyetojë se tërheqja prej 10 deri në 30 për qind e mjeteve nga Trusti Pensional është mëse i domosdoshëm.
Haradinaj tha se Trusti s’është zgjidhje e duhur, por është zgjidhje e zorit, e në rast se dikush thotë që është zgjidhje e duhur kjo, sipas Haradinajt, është gabim.
“Thënë të drejtën, një qeveri e mençur, nëse bëhet kjo për shkak të një krize, ish dashur t’i quaj huazim, me ua kompensu ato mjete”, është shprehur Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.
Madje ai ka treguar se kur Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin pati lejuar tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, Haradinaj tha se kishte tërhequr rreth 5 mijë euro.
“Unë i kam tërhequr herën e fundit dhe ia kom dhuruar SOS-it. Kanë qenë rreth 5 mijë euro. Sa kam qenë unë në Hagë edhe unë i kam pasur fëmijët atje. Anita ka qenë e vetme dhe është dashur të vijë në vizitë e vetme dhe në shenjë mirënjohje ua kam dhuruar ato para”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.
Trusti do të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e së mërkurës.
Haradinaj për Kurtin e Konjufcën: Më të këqij se Rrahman Morina, ka me i vra Zoti
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.