×
  • Sport
  • Sport

    Iu shty fluturimi, djelmoshat e FC Forca e Vushtrrisë detyrohen të flejnë në aeroportin e Suedisë

    Reporteri
    22 Qershor 2022 | 10:35

    Djelmoshat nga FC Forca e Vushtrrisë kanë triumfuar në turneun Solvesborg Cup 2022 në Suedi në grupmoshat U13.

    Të njëjtit kanë siguruar vendin e parë në garën ku pjesëmarrëse ishin 80 ekipe.

    Por të njëjtit në rrugën drejt kthimit në Kosovë kanë mbetur në aeroport, pasi fluturimi i tyre është shtyrë për 24 orë.

    Në disa video të siguruara nga Gazeta Online “Reporteri.net”, sportistët e rinj shihen duke fjetur në karriget e aeroportit të Malmos në Suedi.

    Ata e shprehin indinjatën e tyre me këtë fakt.

    “Jam në aeroportin e Malomos. Kta vijnë i marrin kupat midis Suedisë dhe i lanë me fjetë në aeroport. Por ne prapëseprapë arrijnë, ne jemi të pathyeshëm”, shprehet trajneri i tyre në një video.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!