×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Negociatat me BE-në, Shqipëria shkon pesimiste në Samitin e sotëm

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 9:04

    Sot dhe nesër, (23 dhe 24 Qershor), do të mbahet samiti i Këshillit Europian ku do të diskutohet për çështjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Në këtë samit do të marrin pjesë liderët e BE-së dhe të tre vendeve të Ballkanit, Kryeministri Edi Rama, Kryeministri maqedonas Kovaçevski dhe Presidenti serb Vuçiç.

    Pas polemikave dhe mëdyshjeve ditën e djeshme kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë i pranishëm në samit. Ky vendim siç bëri me dije Rama është marrë pas bisedës së zhvilluar me Vuçiç e Kovaçevskin. Pas kryeministrit Rama, pjesëmarrjen në samit e konfirmoi dhe Vuçiç e Kovaçevski.

    Lexo edhe: Rama i thotë “po” samitit të BE-së: Herët për të qenë optimist! Bie qeveria në Bullgari, “peng” negociatat

    Konfimrimi nga liderët e Ballkanit erdhi pasi opozita bullgare deklaroi votën e saj pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, e rrjedhimisht edhe Shqipërisë duke qenë se dy shtet janë së bashku në këtë proces.

    Nisur nga këto indicie pozitive Rama tha se do të marrin pjesë në samitin e Këshillit Europian, edhe pse shprehet skeptik për hapjen e negociatave.

    Por gjithçka ndryshoi gjatë pasdites, pasi qeveria e Bullgarisë u rrëzua pas vetëm 7 muaj qëndrimi në pushtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!