×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj pak para seancës: Qytetarët po më telefonojnë, kryeministri Kurti mos të merret me retorika boshe

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 10:03

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se për çështjen e Trustit ka marrë një numër të madh telefonatash nga qytetarët.

    Lekaj është shprehur se çështja e Trustit është jetike, derisa i bëri thirrje kryeministrit Kurti të ndalë siç tha ai “retorikat boshe”.

    “Çështja e Trustit është jetike për qytetarët dhe këtë po e them për shkak se në ditë marr me qindra thirrje telefonike për këtë çështje.
    Gjendja është e rëndë në terren, kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe”, shkruan Lekaj.

    Projektligji për Trustin do të jetë në rend të ditës edhe në seancën e sotme të Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!