Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se tërheqja e Trustit është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës.
Ai tha se Kryeministri Kurti është mjeshtër i manipulimit të opinionit publik me intelegjencën e tij, dhe se nuk po shihet rritja ekonomike që Qeveria po e përmendin vazhdimisht, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“A bën me të pyet pse nuk u rrënua Fondi Pensional kur u tërhoqën 10%. A është po i njëjti fond këtu. Në qoftëse mendoni që situata është e tille, që të numëroni në vend dhe të mos merrni asnjë vendim, është gabim. A bën me ma tregu atë rritje ekonomike që ju po e përmendni ju. E dimë që pensioni shfrytëzohet në pleqëri, por ju nuk keni zotësi me ndihmu këtë vend në këtë krizë. Kam pritur nga ti me dhënë alternativë, e jo me e kundërshtu pa e dhënë asnjë alternativë të vetme, por të thuash se Kosova është në situatë ku me këtë rrënohet Fondi Pensional, është hipokrizi. Kërkojë nga ju, të reflektoni për gjendjen ekonomike në vend, e cila është jashtëzakonisht e keqe. Keni thënë përfitojnë milionerat, por ata nuk janë në zor për Trust, por për Trust janë në zor ata zyrtarë publik, e punëtorët e sektorit privat të cilët dojnë me i mbyll disa probleme që i kanë”, tha Tahiri.
Theksojmë se Kryeministr Kurti tha se Qeveria është kundër këtij Projektligji, derisa theksoi se ata që e kanë inicuar e bëjnë për përfitime personale./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.