×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani për Vjosa Berishën: Model i gruas së guximshme e stoike

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 16:12

    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e producentes së filmave, Vjosa Berisha.

    Ajo ka thënë se kontributi i saj në industrinë e filmit është i çmuar dhe se ajo ishte jo vetëm një profesioniste e shquar, por edhe model i gruas së guximshme e stoike, ndaj e tillë do të mbetet në kujtesën tonë.

    Postimi i plotë:

    Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të producentes së filmave, znj.Vjosa Berisha.

    Ajo ishte jo vetëm një profesioniste e shquar, por edhe model i gruas së guximshme e stoike, ndaj e tillë do të mbetet në kujtesën tonë.

    Kontributi i saj në industrinë e filmit është i çmuar. Ajo la pas një festival filmi, të cilin e bashkëthemeloi dhe i cili do të mbetet simbol me të cilën do ta kujtojmë përherë.

    Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!

    Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Berisha!

    I përhershëm qoftë kujtimi për znj.Vjosa Berisha!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!