×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk kalon Projektligji për Trustin, 57 deputetët e pozitës votuan kundër

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 16:39

    Me 57 vota kundër nuk ka kaluar Projektligji për Trustin.

    102 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 44 deputetë kanë votuar pro këtij Projektligji, 57 deputetët e pozitës votuan kundër dhe një deputetë abstenoi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.

    Iniciuesi i kësaj nisme është deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!