Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që është edhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet me Serbinë ka folur edhe njëherë për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri.
Ai thotë se në Bruksel ishin për t’u dakorduar për zbatimin e marrëveshjes.
“Ne nuk kemi qenë në treg për të blerë mish apo peshk, kemi qenë në Bruksel për t’u dekoduar për zbatimin e disa elementeve për marrëveshjen e energjisë. Moszbatimi i të cilave deri më tani i ka krijua kosto të madhe financiare për qeverinë dhe këtë ia kemi dalë” tha Bislimi.
Se a do të duhej të zgjidhej mes kostos dhe shkeljes së sovranitetit të vendit, siç kishin deklaruar Vetëvendosjes sa ishin në opozitë, Bislimi tha se dekodimi i arritur në Bruksel nuk përbënë shkelje të sovranitetit.
“Dakordimi që kemi arrit ne, udhërrëfyesin nuk përbënë shkelje të sovranitetit. Marrëveshja fillimisht ka qenë e dëmshme por implementimi i saj apo mosimplementimi ka krijuar një teren që ka qenë edhe më e pafavorshme. Marrëveshja në 2013 e 2015 e ka paraparë që qytetarët ta paguajnë energjinë por nuk e kanë paguar në teren. Sepse nuk e kanë paguar në teren”, tha ai në RTV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Sa i përket kritikave dhe akuzave se ndërruan qëndrim si VV karshi një marrëveshje që e kishin quajtur të dëmshme ai tha se akuza nuk mund të bëjnë ata që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.