×
  • Lajme
  • Lajme

    Çmimet në “qiell”, dy burra në Obiliq vjedhin 200 litra naftë

    Reporteri
    24 Qershor 2022 | 10:30

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Obliq, meqenëse të njëjtit dyshohen se kanë vjedhur rreth 200 litra naftë nga rezervarët e një kamioni.

    Pas intervistimit, të dy janë dërguar në mbajtje.

    “Obiliq 22.06.2022 – 19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!