Dy të rinj me origjinë nga Kosova, një burrë dhe një grua, janë arrestuar për planifikim sulmi terrorist në Itali, me mjete shpërthyese në emër të IS-it.
Gjyqtari i Gjykatës së Trentos vetëm ndaj burrit ka vendosur masën e paraburgimit në arrest shtëpie, me detyrimin e byzylykut elektronik, raportoi të premten Corriere della Sera.
Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizmi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet.
Hetimet policore zbuluan se të dyshuarit mund të ishin trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe do të kishin planifikuar të kryenin një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste të Shtetit Islamik (IS).
Sipas planeve të tyre, pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.
Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike – për prodhimin e mjeteve shpërthyese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.