Një numër i vogël i qytetarëve kanë dalë për të protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të kërkuar liberalizim të vizave për qytetarët kosovarë, nga ana e Bashkimit Evropian.
Protestuesit dolën për të protestuar me biçikleta, duke mbajtur në dorë Flamurin e Kosovës, i rrethuar me tela gjemborë, duke paraqitur Kosovën e izoluar.
E pranishme në protestë ishte edhe deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj.
Samiti mes liderëve të 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku nga Kosova mori pjesë Presidentja Vjosa Osmani, ka përfunduar dje pa asnjë rezultat konkret. Pritjet e kosovarëve për këtë samit ishin të mëdha, meqë shpresohej për liberalizim të vizave.
Presidentja Osmani tha se ka marrë deklarata pozitive për liberalizimin e vizave edhe nga shtetet që deri më tani ishin skeptike.
Samitit BE-Ballkani Perëndimor do të vazhdojë edhe sot në ditën e tij të dytë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.