Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve R.B., dhe A.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.
Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se, i pandehuri R.B., e ka goditur me thikë fqiun e tij ndërsa i dyshuari tjetër, A.Sh, e ka goditur po të njëjtin me shufër metalike, transmeton Gazeta Online Repoteri.net.
Me datë 22 qershor, në orët e pasdites në Prizren, të pandehurit, në bashkëveprim i shkaktojnë lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmtojnë shëndetin të dëmtuarit A.S., në atë mënyrë që në ditën kritike, për shkak të një mosmarrëveshjeje me fqiun e tyre – të dëmtuarin, e sulmojnë atë fizikisht, i pandehuri R.B., e godet me një thikë (brisk dore) , ndërsa i pandehuri A.Sh., e godet me një shufër metalike mjete këto që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit në pjesën e abdomenit dhe pjesë tjera të trupit”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.
“Duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe rrethanat në të cilat është kryer, gjyqtarja e procedurës ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës /Reporteri.net/.