×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin 100 eurot për 46 mijë studentë

    Reporteri
    24 Qershor 2022 | 16:15

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i shtesave prej 100 eurove për studentë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Murati megjithatë tha se pagesat nuk janë ndarë për të gjithë studentët, pasi, sipas tij, për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat e pranuara nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk kanë ekzistuar fare.

    Megjithatë, Ministri Murati njoftoi se ditëve në vijim do të bëhet edhe njëherë verifikimi i informatave në mënyrë që të bëhet procesimi i pagesave edhe për grupin e mbetur të studentëve.

    Përfitues të kësaj shtese kanë rezultuar 46 mijë studentë. /Reporteri.net/.

    Njoftimi i plotë i Muratit:

    Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët.

    Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta.

    Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.

    Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!