Qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të jenë të izoluar kjo pasi që për liberalizmi të vizave për kosovarët nuk ishte vënë si temë në Samitin e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt të enjten në Bruksel.
E ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë se Shqipëria duhet të bëjë presion tek ndërkombëtarët në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos jenë delja e zezë e Evropës.
“Jemi të gjithë shqiptarë. E shoh të pamundur. Duhet patjetër këmbëngulja e Shqipërisë që të shikojë mundësinë të bëjë presion te organet vendimmarrëse që qytetarët e Kosovës të mos jenë delja e zezë e Evropës, por të pajisen me pasaportën evropiane dhe të shkojnë drejt objektivave që i kanë vënë vetes”, është shprehur Minxhozi në Klan Kosova FM, shkruan Reporteri.net.
Tutje ai ka thënë se “Kosovës i takon shtetësia e saj. Kosova nuk duhet të privohet nga e drejta e saj që i takon me sjelljen e saj dhe hapave të demokratizimit. Kosova është realitet thjeshtë jo historik, por që me punën e saj e ka merituar të jetë pjesë e familjes evropiane. Kosova atë që e ka pasur para 50 vjet po i mohohet sot”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.