×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë trafiku në Qafë të Duhlës, 3 persona të lënduar

    Reporteri
    25 Qershor 2022 | 11:00

    Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shtime – Duhël.

    Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    Ata kanë bërë të ditur se nga përplasja e dy veturave, tre persona kanë mbetur të lënduar.

    “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim në QKUK”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

    Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!