×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Nagavci komenton te Rron Gjinovci, e “masakron” gjuhën shqipe

    Reporteri
    25 Qershor 2022 | 11:36

    Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vazhduar kritikën e tij ndaj profesorëve plagjiatorë të Universitetit të Prishtinës.

    Në njërin nga reagim e tij në Facebook, Gjinovci po akuzon partinë e Vetëvendosjes që edhe në kohën kur ajo po udhëheq po zgjedhën profesorë me akuza për plagjiaturë në organet drejtuese të Universitetit.

    Por, kësaj deklarate të Gjinovcit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka vendosur që t’i përgjigjet me replikë, duke komentuar në profilin e tij në Facebook.

    Edhe vetë Nagavci u shfaq kritikuese për nivelin dhe integritetin e profesorëve, por as ajo nuk tregoi nivel të lartë në shkrim.

    Në replikë Nagavci bëri disa gabime themelore drejtshkrimore. Në vend të “qofshin”, Nagavci e shkroi “çofshin” apo në vend të “përcillni”, ministrja e Arsimit shkruan “përcjellni”. Ngatërrim tjetër të shkronjave ajo bëri në fjalën “radhët”, të cilën e shkroi me “rr”. Përveç gabimeve drejtshkrimore, Nagavcit i iki edhe një teknik. Studentëve iu referua si “sditentëve”, derisa akronimin “UP” në disa raste nuk e ka shquar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!