Nga sot lëvizja në kufirin me Kosovën do të bëhet pa pengesa dhe regjistrime përgjatë çdo fundjave.
Lehtësimet vijnë pas marrëveshjes në mbledhjen e dy qeverive, ku u vendos që deri më datë 30 shtator, çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo gjë ka shtuar dhe fluksin e lëvizjes në piken kufitare të Morinës ku të shumtë janë shqiptarët e Kosovës që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.
Në sportelet e doganës, Policia kufitare e Morinit nuk ka kërkuar dokumentet dhe nuk i ka regjistruar qytetarët e Kosovës. Kjo pohohet edhe nga vetë qytetarët e Kosovës, të cilët thonë se kjo duhet të jetë gjatë gjithë vitit./a2
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.