×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarit nuk i njihet patent shoferi i Kosovës në Austri, gjobitet me 200 euro

    Reporteri
    25 Qershor 2022 | 18:36

    Një qytetar nga Kosova me emrin Bin B. Aliu, është gjobitur me 200 euro nga policia austriake, pasi që shteti austriak ende nuk njeh patent shoferët e Kosovës.

    Në grupin “Network Prishtina”, ai ka publikuar edhe fletën e dënimit dhe një dokument tjetër informues, ku njoftohet me shtetet patent shoferët e të cilave nuk njihen në Austri.

    Siç shihet në dokumentin e publikuar, Kosova është në mesin e Afganistanit, Bolivisë, Burdunit, Indonezisë, Somalisë e të tjera vendeve, të cilave nuk u njihet patent shoferi.

    “Sot në Austri dënim për shkak t’patent shoferit që nuk na e njohin! PS. s’osht që s’kom dëgju që po dënojnë (edhe pse disa herë kam kalu pa problem), ama kurrfarë njoftimi s’kom pa zyrtarisht në faqe të ambasadës sonë në Wien, e as të Austrisë në Prishtinë… Ma e keqja është që ne jemi në një liste me shtete që mundeni me i pa në foto”, ka shkruar Aliu.

    Pak muaj më parë, Gjermania ka vendosur që të njoh patent shoferët e lëshuar nga autorietet e Kosovës, pas negociatave mes dy shteteve dhe një komisioni gjerman që kishte ardhur në Kosovë për të parë nga afër procedurat e lëshimit të patent shoferëve në Kosovë.

    Ky problem nuk është zgjidhur ende me Austrinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!