Policia e Kavajës ka vënë në pranga një çift bashkëshortësh.
Mësohet se burrë e grua janë bërë bashkë dhe kanë ushtruar dhunë në familje.
Më konkretisht, ata dhunuan vëllanë e bashkëshortit të arrestuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 55 vjeç, dhe M. B., 39 vjeçe (bashkëshortë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. B. (vëllai i 55-vjeçarit). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.