×
  • Sport
  • Sport

    Di Maria: Juventusi është skuadra më e rëndësishme në Itali

    Reporteri
    25 Qershor 2022 | 21:05

    Angel Di Maria ka folur në lidhje me skuadrën italiane, Juventus.

    Di Maria së fundmi ishte i lidhur me një transferim te Juventusi, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint Germain.

    Por, interesim i tij për Barcelonën, ndikoi që kalimi i tij në ‘Allianz Stadium’ të ngadalësohej.

    Argjentinasi kishte kërkuar kohë të mendojë se çfarë do të vendos në lidhje me të ardhmen, por sipas lajmeve që po qarkullonin në Itali, ‘Zonja e Vjetur’ janë lodhur nga pritja.

    Është vet lojtari që ka folur në lidhje me Juven për ‘ESPN’ në Argjentinë.

    “Juve është klubi më i madh në Itali, një nga skuadrat e interesuara për mua. Tani për tani jam duke reflektuar, por fokusohem te pushimet dhe familja”, tha ‘El Fideo’.

    Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e lojtarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!