Ky vit duket se nuk është mjaft favorizues për restorantet në Sarandë.
Me rritjen e çmimeve ka rënë dhe frekuentimi i tyre nga pushues vendas të cilët për shkak të çmimeve të larta zgjedhin të konsumojnë vaktet e tyre në shtëpi.
Një rritje të tillë të çmimeve duket se e kanë ndjerë dhe turistët e huaj që pavarësisht se janë të kënaqur me gatimet shqiptare, disa prej tyre zgjedhin të marrin diçka me vete në plazh. Të tillë janë dhe turistët spanjollë që këtë vit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore, mirëpo duket se nuk janë dakord për rritjen e çmimeve në restorante duke mos i frekuentuar dhe duke marrë ushqim me vete në plazh në vend të drekave në restorante.
Këtë vit vihet re dhe një mungesë të turistëve polakë që në fakt kanë qenë konsumatorët kryesorë të bareve dhe restorantëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.