Tensione verbale janë shkaktuar sot gjatë seancës në rastin e njohur si ‘Syri i Popullit’.
Prokurori Special, Sylë Hoxha është përplasur me të akuzuarin në këtë rast, Sadri Ramabaja.
Kjo pasi i akuzuari Sadri Ramabaja e kritikoi prokurorin për mënyrën e marrjes në pyetje.
“Pyetjet duhen të jenë konform profesionit të tij dhe se kjo fiskulturë nuk i ka hije një prokurori profesionist”.
Ai më vonë e quajti këtë prokuror ‘të dështuar’.
Ndaj kësaj Prokurori reagoi duke i thënë “të mbyllesh gojën me kësi konstatime të panevojshme”.
Ai tha se “nuk është hera e parë që merresh me kontrabandime të fjalëve”.
Ramabaja kishte deklaruar edhe ne seancën e kaluar se “prokurorit i është dashur një show medial për të me mbajtur sa më gjatë në burg”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.