Gjykata e Prizrenit ka shpallur fajtor burrin me iniciale F.K. nga Prizreni pasi ai akuzohej se kishte publikuar në rrjete sociale një video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish -bashkëshorten.
F.K. kishte publikuar një video rreth 30-sekondëshe në rrjetin social Instagram, në të cilën shihet duke bërë seks oral me gruan e tij.
Videoja ishte e publikuar edhe në kanalin “Youtube” me titullin: ‘qe kjo qika tradhtare’.
F.K. është dënuar me gjobë prej 500 euro nga kjo Gjykatë.
I dënuari e kishte pranuar fajësinë në Gjykatë.
“Me datë 24.02.2019 rreth orës 19:00 në Prizren, në rrugën’’ ………” nr…., pa autorizim , ia kalon , shfaq apo i jep qasje personit të tretë në fotografinë, filmin, video kasetën apo ndonjë videoincizmi … në atë mënyrë që ndërmjet ‘’ Instagram’’-it, në një link të ‘’youtube’’ me titullin e incizimit prej 30 sekondash’’qe kjo qika tradhtare’’ ka publikuar videon në të cilën shihet duke bërë seks oral me të dëmtuarën – ish bashkëshorten e tij S.A.,. Me këto veprime ka kryer veprën penale: Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara nga neni 202 paragr.2 të KPRK-së”, thuhet në aktgjykimin e siguruar nga Kallxo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.