Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur rreth asaj se si e sheh punën e Qeverisë Kurti.
Ai ka deklaruar se nuk është duke u bërë puna si duhet nga ministrat e kabinetit të Kurtit, sipas tij, ata janë në gjumë.
“Ne si opozitë nuk mundemi ta rrëzojmë Qeverinë, nuk kemi numra të kuptohemi. Mirëpo, qeveria mund të rrëzohet kur e shohim që nuk mundet të shkohet më tej. I kam parë, kam qenë në lloj – lloj situatash, ka momente që duhesh të bësh shumë veprime politike për të shkuar më andej”, tha Tahiri në KlanKosova.
“Unë e shoh një lodhje serioze të ministrave të kabinetit të Kurtit, janë lodhur me shpirt. Për besë janë lodhur, kur është dalë një ministër i një dikasteri për t’u ballafaquar në media, a e keni parë ndonjë raport me shkrim se kanë kryer punë. Albin Kurti është vet, ka një gap, një hendek të madh mes gjithë politikës që e bën Kurti dhe mes krejt ministrave të tij”,ka thënë Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.