Raketat ruse kanë goditur një qendër tregtare në Kremenchuk në rajonin e Poltava me të paktën dy raketa të hënën pasdite me mbi një mijë njerëz brenda, pretendojnë autoritetet ukrainase.
Nënkryetari i zyrës presidenciale Kyrylo Tymoshenko raportoi se dy persona u vranë në sulm, ndërsa të paktën 20 u plagosën, me nëntë në gjendje kritike, por numri i përgjithshëm i viktimave pritet të jetë dukshëm më i lartë, raporton Euronews.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se e gjithë qendra tregtare është përfshirë nga flakët, me ekipet e emergjencës dhe kalimtarët që përpiqen të ndihmojnë viktimat.
Rusia ka shtuar sulme nëpër vendbanime ku gjenden civilët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.