×
  • Lajme
  • Lajme

    Akademia e Sigurisë hap tender për qethjen e kadetëve të rinj, ka një kriter për zylyfet

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 21:50

    Për kadetët të cilët po vijojnë trajnimin themelor të PK-së dhe SHKK në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri po planifikohet që të sigurohet një frizer për qethjen e tyre. Në dosjen e tenderit janë specifikuar edhe detajet se si do të bëhet qethja dhe konform cilave standarde, shkruan Reporteri.net.

    Shuma e tenderit kap vlerën e 2 mijë e 500 euro.

    Sipas njoftimit të Akademisë, aplikimi për tender do të jetë deri më 1 korrik.

    Ndërsa, kohëzgjatja e tenderit do të jetë deri në fund të këtij viti.

    Në dosje bëhet e ditur se kontraktuesi duhet të kryej shërbimet për kadetët të cilët vijojnë trajnimin themelor të PK-së dhe SHKK në AKSP-ë.

    Shërbimet duhet të jenë cilësore dhe konform kërkesave të AKSP-së.

    Ndërsa qethja mund të bëhet dy herë brenda muajit për kadetët e PK-së.

    “Gjatësia e flokëve dhe forma duhet të jetë në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare që i përkasin Agjencioneve të Sigurisë Publike. Zylyfet nuk duhet të kalojnë pjesën e poshtme të kanalit të veshit”, thuhet në dosjen e tenderit.

    Operatori ekonomik fitues i këtij tenderi obligohet që inventarin ta sigurojë vet, kurse shpenzimet e ujit dhe të rrymës i siguron AKSP.

    Kujtojmë që në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri të premten diplomuan 51 studentë të gjeneratës së pestë të Fakultetit të Sigurisë Publike. Gjatë ceremonisë së diplomimit u vlerësua se edukimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike luan një rol të rëndësishëm në sigurinë e qytetarëve dhe të vendit.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!