×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Nuk kam thënë se secila marrëveshje me Serbinë është e keqe

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 21:06

    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë se nuk ka qenë kundër të gjitha marrëveshjeve me Serbinë.

    Ai ka folur edhe specifikisht për marrëveshjen e energjinë me Serbinë, ku tha se “është marrëveshje e keqe”.

    “Ajo marrëveshje nuk është e mirë dhe ajo që kemi bërë ne është një udhërryfyes i zbatimit që ka afate të caktuara”.

    Sipas tij, kompanisë “Elektrosever” i është dhënë licenca me kushte të caktuara.

    Kur u pyet se në të kaluarën një marrëveshje të tillë e ka konsideruar “tradhti”, Kurti tha se “i ka futur duart në baltë”, sepse sipas tij “pushtetet e kaluara e lanë pushtetin aty”.

    Ai ka thënë se disa marrëveshje kanë qenë të mira – e që nuk i ka kundërshtuar të gjitha ato.

    “Nostifikimi i marrëveshjeve ka qenë marrëveshje e mirë, por nuk është zbatuar kurrë”, ka thënë Kurti.

    Kreu i ekzekutivit ka thënë se ka marrëveshje që i ka kundërshtuar por i zbaton.
    “Çfarë të bëjë unë kur në Bruksel e vendosin fusnotën, unë e kam kundërshtuar para që të bëhet e kam kundërshtuar kur është konfiskuar, por të njehjen e sjellin në vitin 2022”, ka thënë Kurti në Syri.tv

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!