Të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë vozitës të ndonjë automjeti mund të shohin se sa janë gjobat e tyre të komunikacionit.
Formulari në fjalë është ‘online’ duke dhënë të dhënat personale dhe duke marrë si rezultat të gjitha informacionet se kur jeni gjobitur, sa është shuma e gjobës dhe gjithçka tjetër.
Por ajo çfarë ka publikuar dikush në rrjetet sociale është shumë interesante. Vetëm një person, ka arritur që të mbledhë gjoba të komunikacionit në vlerë 16 mijë e 450 euro dhe disa të tjera të dërguara në Gjykatë.
Në një fotografi të publikuar online, kuptohet se të gjitha këto gjoba personi në fjalë, i ka nga viti 2016.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.