×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër e pasnesër përgatituni, temperaturat shkojnë deri në 34 gradë

    Reporteri
    28 Qershor 2022 | 13:56

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

    IHMK, përmes një komunikate për media, shton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

    Ndërsa, temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

    “Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius. Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit,aktiviteteve fizike , sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike(hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!