Komisioni Europian vazhdon të qëndrojë pas rekomandimit të korrikut të 2018-ës që thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Zëdhënësja e këtij institucioni, Ana Pisonero, ka thënë se është një proces i zgjatur dhe që tani është në pritje të Këshillit të Ministrave.
Në një konferencë për media, Pisonero tha se disa nga shtetet anëtare kanë shqetësime të vazhdueshme mbi disa çështje siç është luftimi i korrupsionit, pretendimet e rreme për azil dhe siguria e dokumenteve.
“Nga ana jonë, Komisioni qëndron i gatshëm që të jep mbështetje punën ndërmjet shteteve anëtare dhe autoriteteve të Kosovës në mënyrë që të zgjidhen këto çështje”, ka deklaruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.