×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Krivaçës i shtohet edhe një aktakuzë e re, dyshohet se dhunoi 18-vjeçaren M.O

    Reporteri
    28 Qershor 2022 | 16:03

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë të re kundër Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, lidhur me vrasjen e M.O.

    Sipas Prokurorisë, Dardan Krivaça akuzohet edhe për veprën penale “Dhunim”, ndërsa Arbër Sejdiu për ndihmë në kryerjen e dhunimit.

    “Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Dardan Krivaça, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaça, në kryerjen e veprës penale të dhunimit, me çka kreu veprën penale ndihmë në kryerjen e dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 22 Gusht 2021, Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, “me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën M.O, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

    Në fund të njoftimit thuhet se prokuroria i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale dhe të dënohen sipas ligjit.

    Njoftimi i plotë:

    Aktakuzë lidhur me rastin e vrasjes së M.O

    Ferizaj, 28 Qershor 2022 –Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së M.O. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 22 Gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën M.O, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Dardan Krivaça, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaça, në kryerjen e veprës penale të dhunimit, me çka kreu veprën penale ndihmë në kryerjen e dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së. Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!