×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të jetosh me një gjarpër, policja shqiptare: E kam anti-stres

    Reporteri
    28 Qershor 2022 | 20:07

    Të kesh për kafshë shtëpiake, një gjarpër. Mund të duket diçka e pamundur por jo për Anisën. Ajo është police, në qytetin e Elbasanit.

    Nëse mendoni se armët janë hobi dhe pasioni i saj, e keni gabim. Gjarpri është miku më i mirë i polices.

    “Nuk është e shëndetshme që gjarpëri të qëndrojë më shumë se gjysmë ore në ditë jashtë vivariumit të vetë. Mund t’i shfaqet ndonjë sëmundje dhe këtu s’kam ku e çoj, prandaj mundohem të jem e kujdesshme me këtë pjesë”, thotë ajo.

    Anisa tregon se gjarpëri ka ardhur nga Kolumbia. Tani që është i vogël, gjatësia e tij është 1 metër e 20 centimetra dhe ndërrimi i lëkurës ndodh më shpesh.

    Mund të jetojë deri në 25 vite dhe gjatësia e tij mund të shkojë deri në 2 metra e gjysmë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!