Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka qenë personazhi i kësaj jave në “11 pyetjet e Reporterit”.
Ai ka treguar gjithçka për veten, të kaluarën dhe rrezikun që i është ekspozuar në disa raste.
Mirëpo, Berisha nuk i ka shpëtuar pyetjes rreth pijes së preferuar, duke ditur që javë më parë u bë viral cështja e numrit të kafeve që ai në ditë.
Reporteri e ka pyetur se “cfare pije do të porosiste nëse do të shkonte në Parajsë”, Berisha ka thënë se nuk do të ishte kafeja meqë po pi shumë tani, duke shtuar se do të pinte pijen e prefereuar të Zotit.
“Jo bre Esspresso po pi boll këtu. Naj koktell të mirë besoj e bajnë atje. Tash nuk e di cka shërbejnë në parajsë, mirëpo me siguri i kisha thanë cka pi Zoti bjerma qato, ose cila është ma e mira këto. Ndonjë nectar ose ndonjë pije të Perëndisë që nuk e kom provu në tokë këtu”, ka thënë ai.
Për më shumë, ndiqeni të plotë intervistën me 11 pyetje të deputetit të AAK-së, Bekë Berisha:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.