Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vizita e tij në Beograd “kthen një fletë e re” në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe se është e panatyrshme që të ketë bllokada në komunikim.
Me këtë vizitë ka filluar një cikël i ri, që do të thotë se jemi të gatshëm t’u qasemi të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë jashtëzakonisht të përshtatshme dhe në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve, tha Abazoviq në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, raporton N1.
“Ne kemi hapur edhe disa tema që nuk janë ekonomike dhe falënderoj kryeministren Brnabiq për momentin kur disa gjëra duhet të kapërcehen për përfitim të dyanshëm”, tha Abazoviq.
Ai theksoi se nuk ka asnjë çështje të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve që është e pamundur të zgjidhet.
Pas takimit me Bërnabiqin, Abazoviq ka nisur një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.