×
  • Lajme
  • Lajme

    Blihen dronë në vlerë 39 mijë euro për t’i mbikëqyr ndërtimet në Prishtinë

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 21:28

    Përveç nga toka inspektorët e Prishtinës, kryeqytetin mund ta shohin edhe nga lart. Ata së shpejti do të pajisen me dronë.


    Njërin prej dronëve javën e kaluar është regjistruar në agjencinë për regjistrimin civil sepse është obligim, ndërsa i dyti është në procedurë e sipër të regjistrimit.

    Këto fluturake do të xhirojnë vetëm gjysmë ore brenda ditës, por koha kur këto pajisje do t’i përdorin inspektorët nuk do të bëhet e ditur asnjëherë.

    Nga muaji gusht inspektorët do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë të dy dronët për mbikëqyrjen e ndërtimeve, raporton Klan Kosova.

    Drejtori i Inspeksionit Adonis Tahiri e konfirmoi këtë investim prej 39 mijë euro për dikasterin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!