×
  • Lajme
  • Lajme

    Dumoshi ‘pishman’ që qëndroi në Kuvend kur Vjosa Osmani u zgjodh presidente: E kam peng në jetë

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 21:24

    Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka shprehur pendesë që ka qëndruar në sallën e Kuvendit të Kosovës, kur Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës.

    Dumoshi ka thënë se Osmani nuk e meriton pozitën e presidentes dhe se vendimi për të qëndruar në sallë për t’ia siguruar kuoruimin, ishte i partisë së saj.

    “Nëse e kam një peng në jetë, është pse kam qëndruar në seancë kur Vjosa Osmani është zgjedhur presidente. Ishte vendim i partisë të qëndrojmë në seancë. Ajo nuk e meriton pozitën e presidentes”, ka thënë ajo.

    “Skam asgjë personale me të”, ka shtuar ajo në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!