×
  • Lajme
  • Lajme

    Ftesa për hyrjen e Finlandës e Suedisë në NATO, Osmani: Vendim historik

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 21:31

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar ftesën për anëtarësim të Suedisë e Finlandës në NATO, e ka quajtur historik një vendim të tillë.

    Ajo ka thënë se me këtë po tregohet angazhimi i Aleancës Veri-Atlantike për paqe, siguri dhe stabilitet.

    “Kosova aspiron t’i bashkohet familjes transatlantike për të përmbushur ambicien e popullit tonë për të mbrojtur liritë dhe vlerat tona të fituara me mund”, ka shkruar Osmani në Twitter.

    Ajo ndërkaq miratimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s në Samitin në Madrid e ka quajtur një përgjigje të qartë të unitetit transatlantik ndaj kërcënimit të Rusisë.

    Fillon procedura për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!