×
  • Lajme
  • Botë

    Gjendet i gjallë në pusetë 8-vjeçari i zhdukur prej 8 ditësh në Gjermani

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 22:08

    Një djalë tetëvjeçar është gjetur i gjallë në një pusetë, pas 8 ditësh i zhdukur në Gjermani. Mediat e huaja raportojnë se djaloshi tetëvjeçar me aftësi të kufizuara, u zhduk më 17 qershor nga Oldenburgu i Gjermanisë, teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë dhe u gjet 300 metra larg shtëpisë në gjendje të dehidratuar dhe hipotermie.

    Policia përjashton hipotezën e rrëmbimit dhe beson se fëmija mund të jetë ngjitur vullnetarisht në një tub kullimi pranë shtëpisë dhe më pas ka humbur orientimin brenda tubave të kanalizimeve. Kërkimet e policisë kishin nisur menjëherë, por pa rezultat. Ai u gjet nga një kalimtar i rastit, i cili dëgjoi rënkime që vinin nga poshtë pusit dhe lajmëroi autoritetet.

    Pas mjekimeve të para në vendin e zbulimit, fëmija është shtruar në spital, pa lëndime të rënda, por në gjendje të lehtë hipotermie./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!