×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku mesazh Kurtit: Nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë e jo vetëm e një ministri

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 22:15
    Ushtruesi i detyrës së drejtuesit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku

    Faton Klinaku, përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, ka thënë qëndrimi i tyre rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, vazhdon të jetë i njëjti.

    Klinaku, ka shtuar se, kjo nuk është çështje ofertash por është çështje ligjore.

    Tutje ai ka shtuar se kur parlamenti thërret seancë, ata do të thërrasin protestë.

    Postimi i plotë:

    Po më detyroni që ta përsëris qëndrimin tim sikur herave të tjera.

    Kërkesa për dorëheqje të një ministri/e, është amnesti ndaj kryeministrit.

    Poashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi jonë nuk lëkundet:

    “Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë”. E nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!