×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Kjo qeveri është anti-UÇK, e kemi thënë me zë të lartë

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 22:38
    Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar në një shkrim të bashkëpartiakut të tij, Ardian Kastrati, i cili i ka thënë ministrit të Financave se “a ka Zot” pasi u publikua një shkrim i 2016-s i këtij të fundit, ku thoshte se “më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa veteranët e UÇK-së”.

    Deputeti opozitar, Ardian Kastrati, tha se nuk po i besojnë sytë mbi këtë çështje.

    E në shkrimin e tij në Facebook, është përfshirë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

    Ai i ka komentuar kolegut të tij duke thënë se “prandaj e kam thënë me zë të lartë se kjo është Qeveri ANTI-UÇK”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!