×
  • Lajme
  • Lajme

    Sallahu për vajin në tepsi: E kam lexuar në libra

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 23:40

    Zëvendësministri i drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se frazën e “vajit në tepsi” e ka lexuar në libra.

    I pyetur se a është bërë meme ai ka thënë se ndoshta me orkestrim të caktuar.

    “Jemi bërë, ndoshta me ndonjë orkestrim të caktuar, por le të jetë ajo për njerëz të tjerë”, tha ai.

    “Këtë diskrecion, ose komunikim, të vëllimit të cilësisë së punës të shqyrtojnë nëse duhet të behet një krahasim i tillë më punën që bëhet në Ministrinë e Drejtësisë.”

    Unë e kam bërë një gjë të tillë, unë mendoj që ka njëfarë lloj sensi, sepse e kemi prej leximeve nuk është që është prodhuar aty për aty”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!