Bosnja dhe Hercegovina është goditur nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm, transmeton Reporteri.net.
Sipas informacioneve të para nga Qendra Sizmologjike Euromesdhetare, magnituda e tërmetit është 4.8 ballë të shkallës Rihter.
Siç raporton EMSC, epiqendra e tërmetit që ndodhi në orën 08:07 është regjistruar rreth 10 kilometra në veriperëndim të Siroki Brijeg, 24 kilometra nga Mostari, në një thellësi prej pesë kilometrash.
🔔#Earthquake (#zemljotres) M4.8 occurred 16 km NW of Široki Brijeg (Bosnia & Herzegovina) 3 min ago (local time 08:07:15). More info at:
📱https://t.co/LBaVNedgF9
🌐https://t.co/9BlRucqeSI
🖥https://t.co/yEMP0YkHvp pic.twitter.com/koJR18qWmz— EMSC (@LastQuake) June 30, 2022
Një tërmet i fortë është ndjerë edhe në qytetin tjetër, Konjic.
Tërmeti është ndjerë edhe në Sarajevë dhe Zenicë.
Siç raportojnë mediat boshnjake, dridhjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Kroaci, Split, Dubrovnik dhe Makarska./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.