×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Dumoshi: Vetëvendosje është fajtore për mosliberalizimin e vizave

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 11:21

    Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi e ka quajtur të paaftë Qeverinë Kurti për të qeverisur me vendin.

    Dumoshi në seancën e Kuvendit ka thënë se përgjatë 10 viteve opozitarizëm, Vetëvendosje ka kontestuar secilën të arritur të Kosovës, të verbuar nga lufta për pushtet, shkruan Reporteri.net.

    “Për 10 vite opozotiraziëm, Lëvizja Vetëvendosje kontestoi secilën të arritur të Kosovës, të verbuar nga lufta për pushtet. Nuk bënin dot dallimin me opozitarizmit dhe interesit të vendit”, ka thënë ndër të tjera ajo në seancën e Kuvendit.

    Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi po ashtu ka thënë se fajtore për mosliberalizimin e vizave fajtore është Lëvizja Vetëvendosje.

    “Për shkak të kundërshtimit tuaj sot jemi pa liberalizim, mundësinë e humbur atëherë nuk po mundemi ta kemi as tash, qytetarët po vazhdojnë të sillen nëpër dyert e ambasadave me një mal dokumentesh”, ka thënë Dumoshi.

    Ajo ka shtuar se maltretimi i qytetarëve nuk i bënë përshtypje kësaj Qeverie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!