Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se për një vit qeverisje, fermeri në Kosovë është më i përkrahuri nga të gjithë sektorët.
Ai tha se Kosova është e vetmja në rajon që ka të ndarë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës nga Ministria e Bujqësisë, por që sipas tij ky trend i organizimit do të marrë fund shumë shpejt falë gatishmërisë nga Kryeministri Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Kosova eshte i vetmi vend në rajon që Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës e ka të shkëputur nga Ministria e Bujqësisë, mirëpo ky trend dhe kjo anomali e organizimit do marrë shumë shpejt fund, e kjo falë lidershipit dhe gatishmerisë nga Kryeministri i vendit”, u shpreh Peci.
Për këtë reagoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila tha se Ministri po i thur elozhe kryeministrit dhe vetes, e nuk po solidarizohet me blegtorët.
“Prita që thirrjes për kujdes të shtuar për objektet e karantimit për kafshët e importuara ti bashkohet edhe ministri, por ai e shfrytëzoi t’i thurrte elozhe kryeministrit dhe vetes, nuk po solidarizohet me blegtorët”, u shpreh Ganimete Musliu.
Musliu kërkon nga Ministria që të merret me dezinfektimin e fermave të Kosovës, e kjo gjë sipas saj duhet të merret shumë seriozisht.
“Viruset shpërndahen edhe nga to, kështu që të rrezikuar janë edhe Kryeministri, Qeveria e të gjithë”./Reporteri.net/