Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka përmendur asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, Liridon Fandaj, i cili, sipas raportimeve të mediave, është arrestuar të mërkurën nën dyshimin për mashtrim me subvencione, gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Zemaj iu referua atij si “hajn”, duke thënë se u zu “me pelë për dore”.
Ai ka përmendur edhe postimet e tij në rrjetin social Facebook, duke treguar se si shante qeveritë e kaluara për korrupsion.
“E di se tash kriza për deputetët e VV, disa, mos t’i përfshijë të gjithë, në kurriz të qytetarëve edhe qesharake. Milionerat e tyne. Për atë hajnin që është nxanë atje në Suharekë edhe që me ia pa statusat atij në Facebook, tu e shajt korrupsionin, tu i shajt Qeveritë e kalume qysh e kanë rrit korrupsionin, ai me të pshtetë për muri, me u çudit e me thanë ku ka jetu ky njeri. E tash ish nxanë me hajni, me pelë për dore qysh po nxinen edhe tjerët”, ka thënë Zemaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.