Ganimete Musliu ka replikuar me Saranda Bogujevcin e cila i tha se nuk është koha për pyetjet parlamentare, por që po e lejon kësaj radhe të ndodhë, por me kaq kjo gjë përfundon.
E revoltuar, Musliu i është drejtuar Bogujevcit se nuk është duke bërë replikë, por po ndërlidhet me atë që tha Kryeministri, e që sipas saj po reciton si papagall, shkruan Gazeta Online Reporteri.net
“Po të njoftoj që unë me rregullore kam të drejtë ta marrë fjalën në këtë moment. Nuk jam tu bo replikë, unë u ndërlidha në atë çka prezantoj Kryeministri. Nëse mendoni që ju mund të vini këtu e të recitoni si papagalla, e të na mbyllni neve gojën që t’i trajtojmë këto tema, harrone”, tha Musliu.
Deputetja e PDK-së iu drejtua Ministrit të Financave, Hekuran Muratit duke i thënë se nuk i intereson se kush punon, e kush kë ka punësuar, por që sipas saj numri që kanë vënë në dispozicion për ndihmë për lehonat nuk është funksional, dhe se e ka provuar vet ajo 38 herë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.