×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes autoambulancës dhe veturës në Gjakovë, pesë persona të lënduar

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 14:10

    Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një autoabulance sot në Gjakovë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, në mesin e tyre edhe persona që ishin brenda autoambulancës.

    Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës në policinë e Gjakovës, duke shtuar se për rastin është njoftuar edhe prokurori dhe ky rast po hetohet.

    Për të lënduarit, Elezaj tha se bëhet fjalë për personat që kanë qenë brenda autoambulancës dhe të paktën një i lënduar që ishte brenda në veturë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!