×
  • Sport
  • Sport

    Arrestohen gjashtë hajnat që i vodhën 3 milionë euro në shtëpinë e Ronaldos, katër prej tyre shqiptarë

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 15:18

    Gjashtë persona, prej tyre katër shqiptarë, janë arrestuar sot pasi dyshohet se ia vodhën 3 milionë euro në shtëpi ish-futbollistit brazilian, Ronaldo.

    Futbollisti i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti ishte duke qëndruar në shtëpinë e Ronaldos në Ibiza, por nuk ishte në shtëpi kur u futën hajnat të hënën, mëson “AFP” nga burimet e afërta me hetimet.

    Dy persona u arrestuan në portin e Denias në lindje të Spanjës dhe katër të tjerë ishin duke u fshehur në jug të Malagas.
    Sipas mediave spanjolle, prej gjashtë të arrestuarve, katër janë shqiptarë, ndërsa të tjerët, një spanjoll dhe një rumun.

    Ata e kishin organizuar mjaft mirë vjedhjen duke përfituar nga largimi i Verrattit nga shtëpia dhe kishin vjedhë gjëra të vlefshme afro 3 milionë euro.

    Një pjesë e kësaj vlere ishin para të thata, ndërsa pjesa tjetër stoli dhe gjësende të vlefshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!